Dogana hap zyrë te Parku i Biznesit në Drenas

Lajme

Dogana hap zyrë te Parku i Biznesit në Drenas

Më: 29 prill 2016 Në ora: 20:48

Ministri i Financave Avdullah Hoti nëpërmjet Facebook-ut ka njoftuar se Dogana e Kosovës sot ka hapur zyrën te Parku i Biznesit në Komunën e Drenasit, për t’u ofruar shërbimet qytetarëve dhe biznesve.

“Dogana sot ka hapur zyre ne Parkun e Biznesit te Drenasit qe t’u ofroje shërbime bizneseve ne këtë park, por edhe bizneseve te tjera.

Sot vendosem logon e Doganes se Kosoves ne kete zyre, se bashku me Kryetarin e OEK, z.Safet Gerxhaliu, Drejtorin e OEAK, z.Arian Zeka, Drejtorin i Doganes, Z.Rafuna dhe ponar te bizneseve”, ka shkruar ministri Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat