Eurovizioni kërkon falje, ndalesa kishte natyra të ndryshme

Lajme

Eurovizioni kërkon falje, ndalesa kishte natyra të ndryshme

Më: 29 prill 2016 Në ora: 19:49

Pas reagimit të drejtorit të RTK-së dhe reagimeve tjera, zyrtarë të EBU dhe oranizatorët e Eurovizion, kërkuan falje.

Të enjten pasdite, në ueb-faqen e Globe Arena dhe në agjencinë e biletave AXS, është bërë publik versioni para-përfundimtar i politikës për përdorimin e flamujve në Eurovision Song Contest 2016. Dokumenti përfshinte edhe një listë jo gjithë-përfshirëse të flamujve, përdorimi i të cilëve në vendngjarje është i ndaluar.

“Ky dokument nuk ishte paraparë që të publikohet. Organizatorët e kuptojnë dhe janë të vetëdijshëm për ndjeshmërinë që paraqet përzgjedhja për prezantim e flamujve të organizatave e territoreve, duke pasur parasysh natyrën e ndryshme të secilës nga këto”, thuhet në reagimin dhe sqarimin ee kësaj organizate.

Organizatorët, gjithashtu, kërkojnë ndjesë të gjithë atyre që janë ndier të ofenduar me listën në fjalë.

`EBU i ka kërkuar Globe Arenas dhe AXS që menjëherë të largojë dokumentin, që paraqet shembuj për përdorim flamujsh dhe, që në vend të kësaj, të publikojë një dokument zyrtar, pa përmendur shembuj. Dokumenti përfundimtar dhe zyrtar mbi politikat për përdorimin e flamujve do të publikohet në faqen zyrtare Eurovision.tv më vonë gjatë ditës bashkë me sqarimin adekuat”, thuhet në fund të reagimit.

Gjithashtu, Drejtoresha Gjenerale e “Unioni Evro Transmetuesve- EBU”, Ingrid Deltenre i ka dërguar letër personalisht drejtorit Gjeneral të RTK-së, Mentor Shala ku i ka dhënë sqarime për këtë incident.

Kjo është letra e plotë e saj:

I dashur Mentor,

Te falenderoj per emailin, në të cilin shpreh shqetësimin tënd përkitazi me politikat e përdorimit të flamujve në Eurovision Song Contest, gjë që e vlerësoj.

Në këtë email, do të doja që personalisht të të jepja informacione të mëtejme lidhur me këtë çështje. Të lutem ta kesh parasysh që kjo porosi I është përcjellur gjithashtu edhe ambasadës së Kosovës në Stokholm, me kërkesë të tyre.

Të enjten pasdite, në uebsajtin e Globe Arena dhe në agjencinë e biletave AXS, është bërë publik versioni para-përfundimtar i politikës për përdorimin e flamujve në Eurovision Song Contest 2016. Dokumenti përfshinte edhe një listë jo gjithë-përfshirëse të flamujve, përdorimi i të cilëve në vendngjarje është i ndaluar. Ky dokument nuk ishte paraparë që të publikohet.

U kërkojmë ndjesë të gjithë atyre- përfshirë edhe juve- që janë ndier të ofenduar me këtë listë.

Sot gjatë ditës, EBU i ka kërkuar Globe Arenas dhe AXS që menjëherë të largojë dokumentin, që paraqet shembuj për përdorim flamujsh dhe që në vend të kësaj të publikojë një dokument zyrtar, pa përmendur shembuj (v. emra, vende).

Dokumenti përfundimtar dhe zyrtar mbi politikat për përdorimin e flamujve do të publikohet në faqen zyrtare Eurovision.tv më vonë gjatë ditës bashkë me sqarimin adekuat.

EBU dëshiron të sigurojë që Eurovision Song Contest nuk është e ngarkuar me deklarata politike, porosi të paautorizuara komerciale dhe komente ofenduese, në linjë me Rregullat e garës, me të cilat janë pajtuar të gjithë 42 anëtarët pjesëmarrës.

Gjithashtu, organizatorët janë plotësisht të përkushtuar për sigurinë e audiencës dhe ekipit (të punëtorëve).

Me këtë qëllim, Grupi I Referencës I Eurovision Song Contest, I cili është këshilli drejtues i garës dhe që përfaqëson transmetuesit pjesëmarrës në garë, ka miratuar një politikë mbi përdorimin e flamujve.

Ka vendosur që të lejojë vetëm përdorimin e flamujve me këto karakteristika:

Flamur I përmasave maksimale pa shtizë: 120 x 80 cm

Flamur I përmasave maksimale me shtizë: 60 x 40 cm

Gjatësia maksimale e shtizës: 50 cm pa përfshirë flamurin (vetëm shtizë plastikë, pa pjesë metali/druri)

• Preferohet përdorimi I flamujve të 42 vendeve pjesëmarrëse, por gjithashtu edhe ata të vendeve që kanë marrë pjesë në garë viteve të fundit (psh. Turqia, Portugalia, Rumania);

• Flamujt zyrtarë të vendeve të tjera, nëse vendi në fjalë është anëtar I OKB-së (shikoni në këtë adresë për listën e përditësuar http://www.un.org/en/member-states/ ).

Flamujt ylber dhe ata të Bashkimit Europian do të tolerohen, në rast se, ashtu sic vlerësojnë organizatorët, nuk do të përdoren si mjet për bërjen e deklaratave të qëllimshme politike gjatë shfaqjes/garës.
Veçanërisht, organizatorët kërkojnë dhe nxisin komunitetin e adhuruesve që të respektojnë dhe çmojnë natyrën jo-politike të Eurovision Song Contest.

Do të jem në disponimin tuaj, në rast se keni pyetje të tjera lidhur me politikat për përdorimin e flamujve në Eurovision Song Contest në përgjithësi.

Të fala,
Ingrid

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat