Shpend Ahmeti: Nuk e hoqa flamurin kombëtar

Lajme

Shpend Ahmeti: Nuk e hoqa flamurin kombëtar

Më: 29 prill 2016 Në ora: 19:28

Raportimet e disa medieve se kryetari i Prishtinës, e ka hequr flamurin e Shqipërisë apo kombëtar si i referohet në Kosovës gjatë një takimi që ka pasur sot me deputetë të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, ka shtyrë Shpend Ahmetin që të sqarojë të kundërtën.

Ai ka postuar një fotografi në të cilën shihet se flamuri kombëtar bashkë me atë të Kosovës në zyrën ku është zhvilluar takimi.

“Qe dy vite, disa mediume bëjnë tema të paqena me foto të zyrës se cilat flamuj vendosen e ku vendosen. Sot paskan thënë se nuk ka pasur flamur kombëtar në zyre. Besoj se qëndrimin tonë dhe qëndrimin tim e kemi bërë të ditur shumë herë publikisht dhe privatisht në takime. Ai qëndrim nuk ka ndryshuar. Po e bashkangjes vetëm një foto nga takimi me deputetët serb të Kuvendit të Republikës së Kosovës sot, si përgjigje”, ka shkruar Ahmeti në përshkrimin e fotografisë.

Ahmeti nuk kishte postuar ndonjë fotografi më herët për të treguar për takimin me deputetë të Listës Serbe, por këtë e ka bërë vetëm për të sqaruar temën e flamurit. Ai nuk ka treguar arsyen e takimin me deputetë të Listës Serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat