Figura që po aspirojnë ta ndryshojnë skenën politike

Lajme

Figura që po aspirojnë ta ndryshojnë skenën politike

Nga: Mimozë Lakna Më: 29 prill 2016 Në ora: 16:57

Të gjetur para një situate pa alternativë, pjesërisht edhe si rezultat i përçarjes pikë e pesë, të deri dje opozitës së bashkuar, të pakënaqur të partive në opozitë dhe disa nga analistët kritikues të qeverisë, po ri-aktualizojnë idenë e vjetër për themelimin e një Partie të Re. Burimet tona brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe informacione kredibile nga pjesëtarë të shoqërisë civile, pohojnë që themelimi i Partisë së Re, është vazhdimësi e përpjekjeve të këtyre të pakënaqurve dhe analistëve kritikues, janë interesuar që me çdo kusht të shpëtojnë çfarë investuan në përkrahje të opozitës së bashkuar.

Pos të larguarit nga Lëvizja Vetëvendosje, deputetit Ilir Deda, cili shkurorëzimin me Lëvizjen Vetëvendosje e ngriti me idenë e themelimit të Partisë së Re, burimet në fjalë pohojnë interesimin e analistit Imer Mushkolaj, Drejtoreshës së FES, Besa Luzha, kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari, kritikëve Dukagjin Gorani, Dardan Veliu, Dardan Islami, dhe Dastid Pallaska.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat