Kosova nuk ka diplomaci të zhvilluar dhe është e varur nga përkrahja e shteteve sponsoruese

Lajme

Kosova nuk ka diplomaci të zhvilluar dhe është e varur nga përkrahja e shteteve sponsoruese

Nga: Diana Bunjaku Më: 29 prill 2016 Në ora: 16:54

Indonezia shteti më i madh mysliman ka pohuar edhe një herë se është kundër Pavarësisë së Kosovës, dhe se nuk do ta njoh shtetin tonë. Krahas Indonezisë është edhe një numër i madh shtetesh arabo-muslimane, të cilat po ashtu nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës. Madje një pjesë tjetër e shteteve myslimane edhe pse e kanë njohur Pavarësinë Kosovës, siç është rasti me Egjiptin, kanë votuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.

Kjo çështje po konsiderohet një paradoks, pasi që shtetet arabo-mysliman nuk e njohin pavarësinë e një shteti, popullata e të cilit në shumicë është me përkatësi fetare myslimane. Në anën tjetër është edhe një grup vendesh në vendesh latino-amerikane dhe hispanike të cilat po ashtu nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe tek të cilat ka një ndikim të madh Spanja, që ka problem të saja të brendshme.

Analistët politik vlerësojnë se në këtu ka ndikuar edhe ndikimi i madh i Moskës dhe Beogradit që të tek këto shtete kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë, për shkak të historisë së pavarësimit të tyre nëpërmjet të rezolutës së Këshillit të Sigurimi të OKB-së, 1962 për miratim të së cilës kishte edhe Bashkimi Sovjetik, si dhe për shkak se shumica e këtyre vendeve kanë qenë dhe të jenë pjesë e lëvizjeve të pa inkuadruar, në të cilën rrol kryesor kishte Republika Federative e Jugosllavisë në krye me Josip Bros Titon.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat