A është ky fundi i Azem Sylës?

Lajme

A është ky fundi i Azem Sylës?

Nga: Rexhep Kastrati Më: 29 prill 2016 Në ora: 16:51

Azem Syla u dërozua! Azem Syla u arrestua! Azem Syla në duart e EULEX-it! Azem Syla e mbajti fjalën! Janë këto vetëm disa nga titujt që kanë të bëjnë me rastin e Azem Sylës, dhe që tregojnë për një hallakamë informacionesh për të. Megjithatë, ajo që duhej të ndodhte, tashmë ka ndodhur: ai është në duart e EULEX-it.

Natyrisht se disa muaj më parë as që mund të merrej me mend se Azem Syla do të binte në këtë mënyrë, edhe pse spekulime dhe informacione të ndryshme kanë qarkulluar edhe para disa kohësh. Ajo që e bënte të turbullt situatën dhe që linte vend edhe për spekulime, ishte një deklaratë sipas të cilës kishte dhjetë ditë që kërkohej Azem Syla, ndërkohë që botohej një foto ku dukej se ai ishte në Gllogofc.

Këto informacione kundërthënëse, në fakt e nxirrnin shumë keq policinë dhe EULEX-in, pasi që ose ishin shtirur se nuk e kishin parë, ose kishin pasur frikë ta arrestonin. Frika e mundshme për arrestimin e Azem Sylës, ndërkaq shpreh se sa është i kapur shteti dhe çfarë shqetësimesh ka pasur për të arrestuar atë.

Mund të krijohet përshtypja se më shumë ishin të shqetësuara institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë, sesa vetë Azem Syla për punë arrestimi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat