Edhe fundjava me shi

Lajme

Edhe fundjava me shi

Më: 29 prill 2016 Në ora: 15:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se gjatë të shtunës dhe së dielës do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me të reshura shiu.

"Mot me diell dhe vranësira të dendura do të na shoqëroj gjatë ditës së shtune. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga ana e juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

Të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat në pjesën e dytë të ditës do të jenë jostabile dhe serish do të krijohen kushtet për reshje shiu të cilat vende –vende do të jenë me intensitet mesatar temperaturat maksimale do të jenë për 1-2 gradë Celsius më të ulëta, derisa minimalet do te jenë të ngjashme. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s", thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat