Haradinaj në Suharekë: 14 maji një ditë e rëndësishme për Kosovën (Foto)

Lajme

Haradinaj në Suharekë: 14 maji një ditë e rëndësishme për Kosovën (Foto)

Më: 29 prill 2016 Në ora: 14:38

Më 14 maj kur edhe do të mbahet protesta qytetare e thirrur nga AAK dhe Nisma është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës.

“Kundërshtimi qytetar do të jetë i fuqishëm, sepse kështu nuk durohet ma”, tha sot në Suharekë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Haradinaj me bashkëpunëtorë është takuar me strukturat dhe kryetarin e degës Bali Muharremaj, me qytetarë, me të rinj student, përfaqësues të komuniteteve fetare, me biznese, ndërkohë që më vonë gjatë ditës do të takohen edhe me përfaqësues të tjerë të jetës politike e kulturore të Suharekës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat