Pas tre vjetësh bllokadë, fillon zgjerimi i rrugës në Llozicë, në magjistralen Prishtinë-Pejë

Lajme

Pas tre vjetësh bllokadë, fillon zgjerimi i rrugës në Llozicë, në magjistralen Prishtinë-Pejë

Më: 29 prill 2016 Në ora: 13:45

Pas një diskutimi relativisht të gjatë, ndërmjet pronarit të pompës së benzinës “Vëllezërit Dobruna” dhe inspektorëve të Ministrisë së Infrastrukturës, është arritur marrëveshja që të fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës në fshatin Llozicë të Malishevës, raporton Indeksonline.

Magjistralja Prishtinë-Pejë në këtë fshatë ishte e bllokuar për rreth tre vjet nga pronari i kësaj pompe.

Ai nuk kishte lejuar që të zgjerohet magjistralja në katër korësi, duke e bllokuar zgjerimin në drejtim të Prishtinës nga Peja.

Aktualisht kompania po vazhdon largimin shtyllave elektrike afër pompës në mënyrë që të vazhdojë zgjerimi i rrugës dhe shtrimi i saj me asfalt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat