Asambleistja e Nismës në Drenas jep dorëheqje dhe e quan Jakup Krasniqin komunist!

Lajme

Asambleistja e Nismës në Drenas jep dorëheqje dhe e quan Jakup Krasniqin komunist!

Më: 29 prill 2016 Në ora: 13:06

Pakënaqësi të shumta kanë filluar të shfaqen në subjektin politik Nisma për Kosovën. Koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës si dhe sjellja totalitar e themeluesve të kësaj partie kanë shkaktuar përçarje të mëdha brenda për brenda partisë NISMA

Së fundmi nga ku subjekt politika ka dhënë dorëheqje edhe kryetarja e Rinisë së Nismës për Drenas, njëherësh asamblesite në Kuvendin Komunal të Drenasit, Florentina Elezi, e cila ka akuzuar Jakup Krasniqi për sjellje jo demokratike, të stilit komunist, në mbledhjen e 24.04.2016 ndaj të rinjve të Drenasit.

Në reagimin e asableistet dhe kryetares së të rinjve të Drenasit thuhet:

Miq të nderuar,

Që kur vendosa të qasem në politikë, kisha parimet dhe idealet të trashëguara nga familja, më qellim të kontributit në vendin tim. Këto ideale i gjeta tek iniciativa qytetare për Drenasin ku edhe isha kandidate për asamble komunale që sot edhe jam pjesë e asamblesë. Më pas vendosëm t’i bashkohemi Nismës si partia më e re në vend pasi që synimet për ndryshime pozitive na u duken emërues i përbashkët i yni.

Në janar të këtij viti u zgjodha kryetare e rinis së Nismës -dega Drenas, ku bashkë më shumë të rijnë plot entuziazëm morëm pjesë në shumë aktivitete që i konsideruam për të mirën e vendit.

Ky entuziazëm yni mori një goditje të rëndë kur njëri nga të parët e subjektit tonë theu parimin bazë (atë të një partie demokratike) duke shfaqur regjimin e tij komunist. Në mbledhjen e datës 26.04.2016, ku zotëri Jakup Krasniqi kundërshtoj deklaratën e të rinjve të Drenasit, duke thënë se nuk kemi autoritet për këtë, ai vazhdoj tutje duke fyer nënkryetarin e Degës, dhe duke pohuar se “Aty ku jam unë, nuk ka rregulla”!!! Zotëri Jakup Krasniqi, ne u bashkuam në këtë frymë politike, qe të kemi liri të shprehurit edhe kur mendojmë ndryshe. Ne kemi menduar se jemi bashkuar në një parti demokratike, ku vlerësohen dhe respektohen mendimet e të rinjve, e assesi të kundërtën.

Prandaj e ndjej për obligim të ju njoftoj se nga sot më nuk jam pjesë e subjektit politik Nisma për Kosovën. Ju Faleminderit, Florentina Elezi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat