Reagon Pacolli ndaj skandalit të EBU

Lajme

Reagon Pacolli ndaj skandalit të EBU

Më: 29 prill 2016 Në ora: 12:46

Presidenti i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj vendimin të EBU për të ndaluar flamurin e Kosovës të valëvitet në Festivalin Europian të Këngës.

Më këtë rast, Pacolli ka thënë Flamuri i Kosovës renditet së bashku me flamurin terrorist të ISIS-it, gjë e cila është krejtësisht e papranueshme dhe shumë fyese për ne.

“Moslejimi i flamurit të Kosovës në Eurosong 2016 në Stokholm të Suedisë nga EBU është fyerje e rëndë për Republikën e Kosovës. Çuditërisht asnjë qeveritar për këtë nuk reagon. Diplomacia kosovare duket qartë që është në nivelin më të ulët. Pse nuk ka reaguar Ambasadori ynë në Stokholm?

Flamuri i Kosovës rënditet së bashku me flamurin terrorist të ISIS-it, gjë e cila është krejtësisht e papranueshme dhe shumë fyese për ne.

Unë personalisht kam kërkuar sqarim nga z. Sietse Bakker, drejtor i eventit në EBU për këtë skandal!”, ka shkruar Pacolli në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat