MSA shënon progres në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Lajme

MSA shënon progres në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Më: 29 prill 2016 Në ora: 12:01

(E plotësuar) - Ministria për Integrim Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë konferencën informuese me komunat e rajonit të Prishtinës, me temë "Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit Kosovë – BE dhe zbatimi i saj”, është diskutuar për përfitimet e MSA-së, marrëveshje kjo siç e kanë theksuar të pranishmit nuk është vetëm marrëveshje ekonomike por edhe politike.

Në këtë konferencë është thënë se duhet të fillojë zbatimi i MSA-së ku në këtë formë shënohet edhe progres në rrugëtimin e Kosovës për në BE.

Zëvendësministri i Integrimit Evropian Ramadan Ilazi në këtë konferencë tha se ky vit po formësohet në një vit evropian e që shumë shpejt dhe se marrëveshja e MSA-së është marrëveshje historike, duke theksuar se shumë shpejtë pritet edhe lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës.

Ilazi: MSA marrëveshje historike

“Ky vit me të vërtetë po shënon një vit evropian çdo ditë e më shumë. Në prill e kemi shënuar hyrjen në fuqi te MSA-s ë që garanton një të drejtë fundamentale për zhvillim, që është edhe shtylla kuqe e suksesit të BE-së si projekt i paqes, pra lëvizja e lirë e mal lrave. Përderisa shuam shpjet presim që të kemi lajme të mira edhe në...lirinë e lëvizjes së njerëzve. MSA është një marrëveshje historike, një kontratë për të ardhmen e vendit tonë dhe për zhvillimin gjithmbarshëm të shoqërisë sonë. Zbatimi i MSA-së është fokusi ynë sepse vetëm duke zbatuar MSA-në përafrojmë vendin tonë me BE-në dhe duke bërë një gjë të tillë ne do të forcojmë edhe sundimin e ligjit dhe ekonominë tonë”, tha Ilazi.

Ilazi ka treguar se me përfundimin e procedurave formale të miratimit dhe hyrjes në fuqi të MSA-së, midis BE-së dhe Kosovës, është përgatitur programi kombëtar për zbatimin e MSA-së, ku në këtë proces i udhëhequr nga Ministria e Integrimeve Evropiane përfshin 40 grupe punuese.

Ai gjithashtu tha se programi për zbatimin e MSA-së është dokument kryesor strategjik kombëtar për zbatimin e agjendës evropiane të Republikës së Kosovës.

Ky program kombëtar përcakton një kuadër të reformave rreth anëtarësimit në BE, ku ky program për zbatimin e MSA-së do të fokusohet në tri aspekte strategjike të anëtarësimit të Kosovës në BE.

Ilazi: Programi për zbatimin e MSA-së afatgjatë dhe gjithëpërfshirës

“Programi për zbatimin e MSA-së është dokumenti kryesor strategjik kombëtar për zbatimin e agjendës evropiane të Republikës së Kosovës . Ky program përcakton një kuadër të plotë të reformave rreth anëtarësimit në BE dhe në thelb mbetet si dokumenti kryesor strategjik deri në fillimin e negociatave për anëtarësim. Krahasuar me dokumente të tjera të ngjashme për agjendën evropiane, ky program është afatgjatë dhe është shumë më gjithëpërfshirës duke mbuluar edhe periudhën kohore 2016 – 2020. Programi kombëtar për zbatimin e MSA-së do të fokusohet në tri aspekte strategjike të anëtarësimit të Kosovë s në BE, përmbushja e detyrimeve të MSA-së, përafërimi i legjislacionit kombëtar me atij të BE-së dhe zbatimi i legjislacionit të përfaqësuar përmes avancimit të politikave, reformave institucionale dhe ngritjen e kapaciteteve”, tha Ilazi.

Tomas Goncchi nga zyra e BE-së tha se MSA nënkupton se marrëveshja kontraktuale zyrtare, nënkupton që ka kaluar një hap tutje në marrëdhëniet e BE dhe Kosovës, duke filluar nga dialogu politik duke kaluar në marrëdhënie formale. Ai është shprehur se BE dhe Kosova duhet të mbajnë njëra tjetrën përgjegjëse për përparim në progresin e zbatimit të marrëveshjes.

Goncchi: BE-ja dhe Kosova të mbajnë njëra tjetrën përgjegjëse për zbatimin e marrëveshjes

“Kjo nënkupton se marrëveshja kontraktuale zyrtare nënkupton që kanë kaluar një hap tutje marrëdhëniet tona dhe ka filluar nga dialog politik dhe kaluar në marrëdhënie formale me një institucion të strukturave të cilat janë strukturalizuara dhe që hap më i rëndësishëm është që të dy anët mund të mbajnë me njëra tjetrën të përgjegjshme për përparimin apo progresin zbatimin e marrëveshjes..Zotimet që duhet ët ndërmerren nga të dyja anët nga BE-ja dhe Kosova dhe që të dyja anët duhet të bëjnë të përgjegjshme njëra tjetrën apo llogaridhënëse dhe duke shënuar progres drejtë objektivave të përbashkëta që e përparon udhëtimin e Kosovës drejt BE-së”, tha Gnocchi.

Edhe pse Marrëveshja e Stabilizim Asociimit mund të duket e paqartë për qytetarët, Gocchi tha se ata nuk mund të shohin përfitimet drejtpërdrejt, por ka treguar se ka shumë tema të rëndësishme për qytetarët.

Gnocchi: Ndoshta qytetarët nuk i shohin drejtpërdrejt përfitimet e MSA-së

“Është e përgjithshme dhe ndoshta e p aqartë për qytetarët për të cilët flitet për institucionet dhe për tatimet, dhe kjo nuk është diçka që ndoshta qytetarët i shohin përfitimet drejtpërdrejt nëse e bënë një hap përpara dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse MSA-ja prezanton dialogun politik ndërmjet BE-së dhe Kosovës kështu që është e rëndësishme që të theksohet që MSA-ja nuk është vetëm marrëveshje tregtare apo marrëveshje ekonomike , por më tepër se kjo është një marrëveshje politike dhe në kuadër të kësaj ka shuam tema të rëndësishme për qytetarët”, ka theksuar Gnocchi.

Ndërsa, ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapetanoviq, tha se MSA përveç që sjell përfitime ajo sjellë me vete edhe disa detyrime, për arsyeje se siç tha ajo kjo do të bëjë edhe nj transformim të gjithmbarshëm të shoqërisë.

Kapetanoviq: MSA është e menaxhueshme, por kërkon punë

“ky proces është i menaxhueshëm, mirëpo megjithatë kërkon një punë shumë të madhe e cila duhet të ndërmerret dhe ky proces sjellë jo vetëm përfitime dhe jo vetëm të drejta mirëpo sjellë me vete edhe disa detyrime., për arsyeje se kjo do të bëjë një transformim gjithmbarshëm të shoqërisë dhe në një far forme është një reformim i shoqërisë, mirëpo në aftë të mesëm apo afatgjatë sjellë përfitimet e veta edhe pse ndoshta nuk mund të vërehen disa përfitime nga pozita ku jeni ju edhe punën që e bëni obligimet dhe detyrimet por siç e thash edhe më herët Kroacia është nj shembull shumë i mirë që mund ta ndiqni”, tha Kapetanoviq.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka shtuar se kjo konferencë është informuese në nivelin lokal me qëllim të prezantimit të obligimeve për zbatimin e Stabilizim Asociimit Gecaj ka theksuar se objektivi kryesore për ta mbetët integrimin në familjen evropiane e që për këtë MSA është udhërrëfyesi për reforma dhe avancim të demokracisë në përputhje me vlerat evropiane.

Ilazi: Shumë shpejt lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës

Në konferencën e organizuar nga Ministria për Integrim Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal me komunat e rajonit të Prishtinës, "Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit Kosovë - BE dhe zbatimi i saj", ku u diskutua për përfitimet e MSA-së.

Zëvendësministri i Integrimit Evropian Ramadan Ilazi tha se këtë vit po formësohet në një vit evropian e që shumë shpejt pritet edhe lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës.

"Përderisa shumë shpejt presim të kemi lajme të mira lirinë e lëvizjes së njerëzve MSA është një marrëveshje historike. Zbatimi i MSA-së është fokusi ynë sepse në këtë mënyrë vendin tonë do ta orientojmë me vendet evropiane", tha Ilazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat