Azem Syla është arrestuar të mërkurën, por deri më sot është mbajtë sekret?!

Lajme

Azem Syla është arrestuar të mërkurën, por deri më sot është mbajtë sekret?!

Më: 29 prill 2016 Në ora: 11:52

Publicisti Rexhep Kastrati, përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka shkruar se në bazë të informacioneve që ka pasur, del se Azem Syla është arrestuar të mërkurën, pra atë ditë kur ka filluar aksioni, por është mbajtur sekret për çështje të vazhdimit të aksionit.

“Sot kanë dalë informacione të ndryshme, sipas të cilave Azem Syla është dorëzuar, kurse sipas disa informacioneve ai është arrestuar nga EULEX. Pavarësisht se a është dorëzuar apo është arrestuar, tashmë ai ndodhet në duart drejtësisë. Edhe pse ky lajm është shumë i rëndësishëm, megjithatë duhet thënë se në bazë të informacioneve që kam pasur, del se Azem Syla është arrestuar të mërkurën, pra atë ditë kur ka filluar aksioni, por është mbajtur sekret për çështje të vazhdimit të aksionit. Ndonëse lajm shumë i rëndësishëm, megjithatë për hir të korrektësisë nuk kam dashur ta bëj publike derisa të qartësohej situata nga institucionet përgjegjëse të sigurisë dhe të drejtësisë. Tashmë kur veç është bërë publike lajmi se ai është dorëzuar/arrestuar, e them se mund të jenë të sakta informacionet, sipas të cilave ai mund të jetë arrestuar të mërkurën. Bile sipas këtyre informacioneve të pakonfirmuara, numri i të arrestuarve mund të jetë më i madh sesa që është deklaruar”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e tij në facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat