Deputeti Zogaj: Një njeri që ishte i gatshëm të vdes për Kosovën e shëndrruat në kriminel

Lajme

Deputeti Zogaj: Një njeri që ishte i gatshëm të vdes për Kosovën e shëndrruat në kriminel

Më: 29 prill 2016 Në ora: 11:35

Deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj, i ka dalë në mbrojtje kolegut të tij Azem Syla i cili sot i është dorëzuar organeve të drejtësisë, për dyshimet për krim të organizuar.

Zogaj ka kritikuar autoritetet por edhe opinionin dhe median, sipas tij, për spektaklin për të denigruar një person i cili ishte i gatshëm të vdes për Kosovën.

Ai ka Syla në fund do të shpallet i pafajshëm, por si do të bëhet me ata që nuk ngurruan ta shpallin kriminel ende pa e dhënë drejtësia vendimin e saj.

“Jm të zbatohet ligji pa dallim për të gjithë qytetarët. Do të mundohem të bëjë më të mirën për vendin tim por spektakli ishte i paarsyshem dhe i trishtueshëm. Krijonin përshtypjen se aty po arrestohej ndonjë kriminel ndërkombëtar”.

“Kishte tituj në portale si kriminel, bandë, vrasës, mafioz krim i organizuar etj. Këto shkrime tendencioze janë vazhdimësi e UDB-së serbe që po vazhdojnë në Kosovë”.

Se çfarë ishte dhe është në gjendje të bëjë Syla për Kosovën, e tregoi edhe vendimi i tij i djeshëm që të jap dorëheqje nga posti i deputetit.

“Një person që ishte i gatshëm të vdes për Kosovën na shndërruan në zhvatës, kriminel, vrasës etj. Vendimi i tij për dorëheqje të deputetit a nuk flet mjaft për gatishmërinë e tij për të qenë i barabartë para drejtësisë si secili qytetar i Kosovës. Ai nuk po i ik drejtësisë ai sot do të lajmërohet”.

“Pas këtyre akuzave Azem Syla do të shpallet i pafajshëm. Kush do të mbaj përgjegjësinë për shqetësimet e familjes së Azem Sylës. Ju e akuzuat në mënyrën më të keqe të mundshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat