Sabri Hamiti godet fort Isa Mustafën e Kadri Veselin

Lajme

Sabri Hamiti godet fort Isa Mustafën e Kadri Veselin

Më: 29 prill 2016 Në ora: 11:15

Mungesa e pjesëmarrjes së deputetëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK, në seancat e Kuvendit të Kosovës, ka bërë që të kritikohen kryeministri dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe Kadri Veseli u.d i kryetarit të PDK-së dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Kritika u ka ardhur nga deputeti i LDK-së dhe nënkryetari i Kuvendit Sabri Hamiti. Ai ka thënë se mungesa e deputetëve në seanca nuk është punë që duhet të diskutohet në Kuvend, por që kjo duhet të zgjidhet nga Mustafa e Veseli në bashkëpunim me shefat e grupeve parlamentare.

Hamiti po ashtu ka kundërshtuar që Kuvendi të shkojë në pauzë për 10 minuta pasi në sall po marrin pjesë vetëm 49 deputetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat