Prokurori: Triumf Riza i ishte i guximshëm

Lajme

Prokurori: Triumf Riza i ishte i guximshëm

Më: 29 prill 2016 Në ora: 10:28

Prokurori Andrew Carney në gjykimin e Enver Sekiraqës tha se Triumf Riza ishte polic i guximshëm.

Sot në këtë gjykim ku Sekiraqa akuzohet për nxitje në vrasjen e Rizës, është duke u dhënë fjala përfundimtare.
Këtë fjalë më së pari po e jep prokurori Andrew Carney.

Carney tha se Triumf Riza nuk donte ta shihte vendin e tij të binte në rrjetet e krimit të organizuar.

“Triumf Riza ishte një oficer i guximshëm i policisë që nuk deshi ta shohë vendin e tij të bie në duart e krimit të organizuar dhe ata e vranë pas shpine. Ky ishte një fund tragjik për një jetë të madhe,” tha Carney.

Triumf Riza u vra në Prishtinë në vitin 2007, ndërsa Arben Berisha për këtë vrasje është dënuar me 35 vjet burg.
Për prokurorin, Berisha vetëm tërhoqi këmbëzën e armës që vrau Rizën.

“Enver Sekiraqa e urdhëroi këtë vrasje dhe kjo shkaktoi edhe protesta masive. Arben Berisha kreu vrasjen dhe për këtë u dënua me 35 vjet por prokuroria beson se Berisha ishte vetëm tërheqës i këmbës që vrau Rizën,” tha prokurori.

Carney foli edhe për metodat e mbrojtjes së Sekiraqës.

“Sekiraqa ka provuar të ndërtojë mbrojtjen në teori konspiracioni si puna e kafesë së vjedhur, vendosjen e provave nga ana e policisë dhe shpjegimet e hutuara për krimet e luftës si dhe pretendimet se policia vrau kolegun e tyre për t’ia hedhur fajin atij,” shpjegoi prokurori.

Ai tha se as disa dëshmitarë të mbrojtjes nuk ishin të besueshëm.

“Mbrojtja ka ftuar një varg dëshmitarësh të pasinqertë si Refki Bunjaku, Fjolla Morina, Gazmend Syla, Arben Berisha që nuk ishin aspak impresionues,” tha prokurori.

Prokurori Carney e quajti të neveritshme linjën e mbrojtjes për dehjen e Triumf Rizës para se ai ë vritej.

“Një nga linjat më të dyshimta të argumenteve të mbrojtjes ishte se Triumfi ishte i dehur. Kjo është një linjë e neveritshme e mbrojtjes,” vijoi prokurori fjalën e tij.

I pranishëm në seancë është edhe Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës. /kallxo.com

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat