Mbledhja e Qeverive Kosovë-Shqipëri mbahet më 3 qershor në Prishtinë (Video)

Lajme

Mbledhja e Qeverive Kosovë-Shqipëri mbahet më 3 qershor në Prishtinë (Video)

Më: 29 prill 2016 Në ora: 10:01

(E plotësuar) - Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, do të mbahet më 3 qershor në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë, ku para kabinetit qeveritar bëri thirrje, për përgatitje për këtë mbledhje.

Mustafa: Mbledhja më 3 Qershor

“Ne kemi harmonizuar kohen, që kjo mbledhje të jete me datën 3 qershor. Do të mbahet në Prishtinë. Orientimi është që të mbahet në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe po punohet që të rregullohen ambientet për këtë mbledhje. Ndërkaq vetëm me këtë çështje që ne deri në fund të javës së ardhshme, t’i kemi të përfunduara të gjitha marrëveshjet dhe t’i diskutojmë këtu në Qeveri, me të cilat do të procedojmë tani si marrëveshje shtesë, që mund të lidhen mes ministrive përkatëse të republikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Jam njoftuar që ministritë po punojnë në këtë, por që të mos ketë vonesa, ne gjatë javës së ardhshme do të ulemi dhe t’i trajtojmë dhe pastaj do të përcaktohemi dhe t’i harmonizojmë me Shqipërinë të gjitha këto. Iu kisha lut që të punojmë dhe këto ti përgatisim”, tha Mustafa.

Mustafa po ashtu ka folur edhe për vizitën e tij në Bruksel, duke thënë se është vlerësuar lart përkushtimi i institucioneve të Kosovës, në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. Ndërsa tha se pritet që javët në vijim Kosova të ketë një vlerësim pozitiv, sa i përket këtij procesi.

Mustafa: Presim vendim pozitiv

“Kemi biseduar me kryetarin e KE dhe përfaqësuesen e lartë Mogherini lidhur me proceset aktuale në Kosovë. I kemi informuar për objektivat tona themelore, për plotësimin e prioriteteve qeveritare. Në mënyrë specifike kemi biseduar lidhur me liberalizimin e vizave. Është vlerësuar që ajo çfarë është kërkuar nga Kosova, është përmbushur sa i përket liberalizimit të vizave. Natyrisht që ne në procesin e integrimeve evropiane, duhet të punojmë dhe më tutje në rrugën e mëtejme të integrimit tonë. Mirëpo në këtë fazë ajo që është kërkuar nga Kosova është përmbushur dhe janë dhënë vlerësime të larta për përkushtimin e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, Parlamentit, Qeverisë, institucioneve të drejtësisë dhe agjencioneve të pavarura të cilat kanë qenë të involvuara në këtë proces. Mbetet që në javët në vijim, besojmë që KE dhe institucionet e BE-së do të marrin vendim pozitiv sa i përket kësaj”, tha ai.

Mbledhja e dy qeverive shqiptare, më 3 qershor

Më datën 3 qershor në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të mbahet mbledhja e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë tha se po përgatiten për mbledhjen e përbashkët e dy qeverive.

"Me datën 3 qershor do të mbart në Prishtinë, në ambientet e Bibliotekës Kombëtarë. Mbetet çështje deri në fund të javës së ardhshme t’i kemi të përfunduara të gjitha marrëveshjet që mund të lidhet mes dy qeverive. Që të mos kemi vonesa në fillim të javës së ardhshme do të ulemi t’i përgatisim ato, iu kisha lut që të punojmë dhe të përgatitemi", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat