Veseli: Do ta vazhdojmë rrugën institucionale

Lajme

Veseli: Do ta vazhdojmë rrugën institucionale

Më: 29 prill 2016 Në ora: 09:42

Kryetari i PDK-së në detyrë Kadri Veseli, e që tash është në garë për të marrë zyrtarisht postin e të parit të partisë, ka vizituar edhe strukturat e partisë në Prishtinë.

Ai ka thënë se do ta vazhdojnë rrugën institucionale, partneritetin me ndërkombëtarë, promovimin e sundimit të ligjit, institucionet demokratike dhe konsolidimin e ekonomisë të lirë të tregut. “Në vijim të takimeve me degët e partisë, e mbylla ditën në Prishtinë ku fola për rolin kyç që ka luajtur PDK-ja në të gjitha proceset e rëndësishme historike të Kosovës. Ne do të vazhdojmë me rrugën tonë institucionale, në partneritet me faktorin ndërkombëtar, duke promovuar sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe konsolidimin e ekonomisë të lirë të tregut”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat