Prokurori sot jep fjalën përfundimtare në rastin Sekiraça

Lajme

Prokurori sot jep fjalën përfundimtare në rastin Sekiraça

Më: 29 prill 2016 Në ora: 09:25

Prokuroria sot do të jap fjalën përfundimtare në gjykimin e Enver Sekiraçës.

Sekiraça ngarkohet me akuzat për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza, për haraç të vënë ish së dashurës së tij, Adelina Ismaili, dhe për dhunim seksual të një vajze në Komunën e Ferizajt.

Vepra këto që pretendohet se i ka kryer më 2003, 2004, dhe 2007.

I pranishëm në fjalën përfundimtare të prokurorisë është edhe Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës. Ai është ftuar nga gjykata për ta përcjellë këtë seancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat