Shfaqet Blerandi, flet për herë të parë pas spekulimeve (Foto)

Lajme

Shfaqet Blerandi, flet për herë të parë pas spekulimeve (Foto)

Më: 29 prill 2016 Në ora: 09:16

Ministri për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavileci, ka folur për herë të parë pas spekulimeve për ndarje nga bashkëshortja.

Disa media raportuan se Blerand Stavileci është ndarë nga bashkëshortja për modelen Diana Avdiu, pohime të cilat më pas nga burime të ndryshme dolën të mos jenë të vërteta dhe se ministri është në krah të familjes së tij.

Dhe heshtja e tij e ditëve të fundit është thyer sot, teksa ai është kthyer në rutinën e punës së tij.

Ai thotë se ka “lëvizje pozitive” në krejt frontet e mundshme.

Se çka ka dashur të aludojë Blerandi me këtë postim në Facebook, atë e di vetëm ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat