Vazhdon seanca e Kuvendit

Lajme

Vazhdon seanca e Kuvendit

Më: 29 prill 2016 Në ora: 07:30

Sot do të vazhdojë seanca e djeshme e papërfunduar e Kuvendit të Kosovës, ku do të shyqrtohen disa projektligjeve.

Ndër pikat e rendit të ditës janëë shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e Konventës për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja, votimi i anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit.

Po ashtu, do të votohen edhe raporti për Komisionin për Integrime Evropiane dhe ai për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.

Në këtë seancë do të shqyrtohet për herë të dytë edhe projektligji për patentë shofer.

Seanca e sotme është vazhdim i asaj së djeshmes, në të cilën janë diskutuar disa projektligje dhe është zgjedhur një anëtarër i bordit të Radio Televizionit Publik (RTK), dy anëtarë të komisionit të Pavarur për Media, si dhe drejtori i Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit.

Ky është rendi i ditës për seancën e sotme të Kuvendit:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e

kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961),

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer,

11. Votimi i anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit,

12. Votimi i Raportit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale,

13. Votimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës,

14. Votimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat