Albright: Definitivisht, i qëndroj pas vendimit për bombardimin e Serbisë

Lajme

Albright: Definitivisht, i qëndroj pas vendimit për bombardimin e Serbisë

Nga: F.Dika Më: 29 prill 2016 Në ora: 07:14

Ajo është gruaja e parë që në kohën e Bill Clintonin u bë sekretarja e jashtme e Amerikës, njëkohësisht edhe mbështetja e zjarrtë e pavarësisë së Kosovës. Bëhet fjalë për Madeleine Albright. E ftuar në forumin e sigurisë Globset në Bratislavë. Ajo ka kryer një intervistë me euronews, duke mos e harruar aspak Kosovën.

Duke u ndalur fillimisht me krizën e refugjatëve, ku Albright e ka përjetuar personalisht dyherë atë, thotë se “populizmi dhe nacionalizmi janë rrezik i madh për Europën, sepse ata nuk tregojnë vetëm ekstremizmin, por edhe urrejtjen. Është një gjë të tregosh krenari për identitetin tuaj, por është diçka tjetër që të mos akceptohen njerëzit që banojnë pranë jush.”

Sa u takon luftërave të Ballkanit, ish sekretarja amerikane shprehu kënaqësinë që krimineli i luftës, Radovan Karaxhiç tani është dënuar me 40 vite burg, përkundër që askush se mendonte më parë se ai mund të dënohet. Ndërsa gjërat për të përfunduar tërësisht u duhet kohë, përcjell botasot.info. Në lidhje me Kosovën Albright u shpreh: “Se në Ballkan akoma vërehen disa probleme, mes tyre edhe ajo në Kosovë, ku akoma ka tensione mes serbëve dhe shqiptarëve.”

Në pyetjen se cili ka qenë vendimi më i vështirë i saj, ajo u përgjigj: “Unë se kisha menduar ndonjëherë veten që të jem sekretarja e jashtme amerikane dhe as ambasadore në OKB. Më e vështirë për mua ka qenë vendimi për të dërguar popullin në luftë. Nuk ishte e lehtë për mua të aprovoja vendimin për dhunë ndaj personave, të cilët vrisnin njerëz tjerë, siç ndodhi në Bosnjë e Kosovë.”

E pyetur nëse i qëndronte pas akoma këtij veprimi, ajo tha - “Definitivisht, përkundër që ka shumë persona që e kanë kundërshtuar. Si fëmijë kam jetuar në Beograd, ndërsa tani nuk jam e mirëpritur atje. Por unë mendoj, që ne bëmë detyrën e duhur kundër asaj që po bënin Karaxhiq dhe Milosheviç. Boshnjakët dhe banorët e Kosovës duheshte vetë të vendosnin sesi vendi i tyre duhet të qeverisej.”

Për garën presidenciale, Albright pohoi se mbështet pa rezerva Hillary Clinton, jo vetëm si grua, por edhe për idetë e konceptet e saj./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat