Zgjidhet kryetar i ri i NISMA-s në Drenas

Lajme

Zgjidhet kryetar i ri i NISMA-s në Drenas

Më: 28 prill 2016 Në ora: 23:19

Pas dorëheqjes së ish-kryetarit Izet Ibrahimi nga partia NISMA dega në Drenas, ka pasuar menjëherë mbledhja e rregullt e Kryesisë së NISMA për Kosovën, për degën në fjalë.

Në këtë mbledhje e cila u zhvillua, NISMA me shumicë votash ka zgjedhur Isa Xhemajlaj, kryetar të NISMA për Kosovën, dega në Drenas

Ndërkaq Klan Kosova, me të kontaktuar me Isa Xhemajlaj, kryetar i sapozgjedhur i NISMA për Kosovën për Drenas, tha se aktivitetet dhe puna e partisë do të vazhdojë edhe më tutje.

Veç tjerash anëtarët e NISMA për Kosovën, falënderuan ish-kryetarin Izet Ibrahimi, për punën dhe kontributin e tij të bërë deri më tani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat