​21 organizata të grave marrin fonde në vlerë 64 mijë euro

Lajme

​21 organizata të grave marrin fonde në vlerë 64 mijë euro

Më: 28 prill 2016 Në ora: 23:07

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka nënshkruar kontratat me 21 organizata anëtare, përfituese të 17 granteve, disa prej të cilave janë partneritete të raundit të nëntë të Fondit të Grave të Kosovës (FGK), në vlerë prej 64,400 €.

Sipas një komunikatë dërguar mediave, këto projekte do të kontribuojnë në zbatimin e Strategjisë së RrGGK 2015-2018.

RrGGK njofton se ky raund mbështetet financiarisht nga Austrian Development Agency (ADA) me 23 mijë euro dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, me rreth 41 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat