Berisha pyet Veselin: Mesazhi përgëzues për Azem Sylën, a vlen edhe për Ramadan Mujën?

Lajme

Berisha pyet Veselin: Mesazhi përgëzues për Azem Sylën, a vlen edhe për Ramadan Mujën?

Më: 28 prill 2016 Në ora: 22:51

Deputeti i Nismës Zafir Berisha ka shtruar një pyetje për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin. Ai dëshiron të dijë nga Veseli, se mesazhi përgëzues për dorëheqjen e Azem Sylës, a vlen edhe për kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën?

“Kadri Veseli e paska përgëzuar Azemin për dorëheqjen e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës. Kadri, a vlen edhe për kryeplakun e Prizrenit”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka mirëpritur dorëheqjen nga të gjitha përgjegjësit institucionale të deputetit i cili gjendet në arrati, Azem Sylës.

“Prandaj, unë inkurajoj të tjerë aktorë politikë dhe funksionarë të lartë shtetërorë, që gjenden para akuzave apo kanë çështje të tilla të hapura me drejtësinë, që të ndjekin rrugën e njëjtë dhe të tërhiqen nga detyrat e rëndësishme që kanë në mënyrë që ta lënë drejtësinë sa më të lirë në përmbushjen e detyrës së vetë”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq, deputeti Zafir Beisha thotë se kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja është i dënuar për krim të organizuar, korrupsion e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Kadri ai (Ramadan Muja), vazhdon me qenë në pozitën e të parit të qytetit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat