Muharremaj: Në tetor shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme (Video)

Lajme

Muharremaj: Në tetor shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme (Video)

Më: 28 prill 2016 Në ora: 22:45

Deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj ka thënë se aktualisht si opozitë janë duke u përgatitur për protestën e 14 majit, për të cilën shprehu besimin se do të ketë një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve.

“Protesta nuk është vetëm Aleancës e Nismës”, tha Muharremaj në televizionin Rrokum.

Ai është shprehur se për marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, nuk do të ratifikohet në Kuvend, meqë nuk do të t’i kenë votat as të disa deputetëve nga pozita, e as ata të opozitës.

“Këtë marrëveshje duhet ta bisedojnë edhe një herë dy palët”, theksoi ai.

Ai vlerësoi se meqë Kosova është shtet parlamentar ,atëherë nuk ka kuptim të mbahen seancat e Kuvendit pa opozitën.
“Ne nuk e vazhdojmë punën në këtë Kuvend, sepse kjo Qeveri e ka shkatërruar vendin”, tha ai.

Deputeti Muharremaj, foli edhe rreth zgjedhjeve të parakohshme, për të cilat tha se kjo Qeveri s’ka mundësi ta qoj mandatin deri në fund, duke thënë se do të mbahen zgjedhjet deri në muajt Shtator-Tetor të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat