Skandaloze! Eurosongu e krahason Kosovën me ISIS-in!

Lajme

Skandaloze! Eurosongu e krahason Kosovën me ISIS-in!

Më: 28 prill 2016 Në ora: 22:30

Megjithëse e kemi gojën plot se së shpejti do të përfaqësohemi në festivalin evropian, sot organizatorët kanë marr një vendim që nuk do ti pëlqejë aspak shtetasve te Kosoves.

Edhe pak ditë kanë mbetur deri tek fillimi i festivalit evropian të muzikës Eurosong.

Ndërsa kanë mbetur edhe disa detaje për ti finalizuar, zyrtarët e këtij festivali kanë marrë disa vendime rreth valëvitjes së flamujve.

Kështu, flamuri i shtetëror i Kosovës nuk guxon të valon në stadiumin e qytetit të Stokholmit të Suedisë.

Për më tepër, flamuri kosovar është krahasuar me atë të organizatës terroriste të njohur si ISIS-i.

Kujtojmë se në këtë festival, Shqipëria do të përfaqësohet me Eneda Tarifën me këngën “Fairystale”.

Mbetet të shihet se si do të reagojnë institucionet, më konkretisht Ministria e Kulturës e Kosovës dhe Radio dhe Televizioni i Kosovës, i cili e ka të drejtën televizive për transmetim në shtetin tonë.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat