Besnik Mustafa: Nuk isha fajtor

Lajme

Besnik Mustafa: Nuk isha fajtor

Më: 28 prill 2016 Në ora: 21:39

Besnik Mustafa, djali i Kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, ka reaguar në Facebook, pas shkrimit në mediat vendore se në orët e para të mëngjesit, të 25 tetorit të vitit të kaluar, duke u kthyer nga një dasmë në Maqedoni, vetura e tij është përplasur me një veturë tjetër.

Në media është shkruar se policia e ka falsifikuar raportin që i bënte fajtorë të dyja palët për aksidentin, ndërkohë që Prokuroria ka rënë viktimë e politikës duke i pushuar hetimet ndaj djalit të Kryeministrit.

Por, djali i Kryeministrit pretendon se e vërteta është ndryshe.

"Sot Gazeta Express pa të drejtë më akuzoi dhe më shpalli fajtor për një fatëkeqësi në komunikacion që ndodhi në tetor të vitit të kaluar. E vërteta është ndryshe. Këtë të vërtetë e ka caktuar gjykata kompetente e cila, pas ekspertizës dhe videove të cilat janë marrë nga kamerat e sigurisë së pompës Standard Benz ku edhe ka ndodhur aksidenti, ka vërtetuar se unë nuk kam qenë fajtorë dhe më ka liaruar nga përgjegjësia", ka shkruar Besnik Mustafa në profilin e tij në Facebook.

"Mua më vjen keq që ka ndodhur aksidenti, edhe pse pa fajin tim. Pas aksidentit kam qëndruar në vendin e ngjarjes për afro një orë, dhe pas kësaj kohe më kanë dërguar edhe mua për trajtim në qendrën emergjente në Prishtinë, për shkak të lëndimeve që kam pësuar në këmbë. Edhe pse aksidenti nuk ka ndodhur me fajin tim, megjithatë për arsye nejrëzore unë dhe familjarët e mi jemi interesuar disa herë për shëndetin e Aziz dhe Arben Ujkanit nëpërmjet familjarëve të tij", thuhet më tej në shkrimin e Besnik Mustafës në rrjetin social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat