Komuna e Drenasit u ndaloi punën kombistëve, njëri nga ta tentoi të vetëdigjej (Video)

Lajme

Komuna e Drenasit u ndaloi punën kombistëve, njëri nga ta tentoi të vetëdigjej (Video)

Më: 28 prill 2016 Në ora: 21:27

Në Drenas, gjatë ditë së enjte, protestuan pronarët e kombibusëve që bartin udhëtarë nga kjo komunë në drejtim të Prishtinës.

Vendimi që ata të ndalin punën nuk u pëlqeu këtyre. E zyrtarët komunal premtuan se do ta gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.

Ndërkaq në shenjë proteste e zhgënjimi me vendimin e komunës, një ditë më parë, njëri nga taksistët me inicialet H. K. kishte tentuar që të vetëdigjet me naftë, por diçka e tillë ishte parandaluar nga kolegët e tij dhe policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat