Në maj takohet palët për Kodin +383 (Video)

Lajme

Në maj takohet palët për Kodin +383 (Video)

Më: 28 prill 2016 Në ora: 21:22

Në fillim të muajit maj, Kosova e Serbia do të takohen në kuadër të dialogut teknik për të diskutuar për kodin telefonik, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet përfundimisht.

Kështu kanë thënë burime brenda ekipit negociator.

Ndërkohë, pala serbe po e kushtëzon pronësinë e kodit me funksionalizimin e 150 antenave ilegale të TeleKom Serbia në tërë territorin e Kosovës.

Kurse pala e Kosovës po insiston se për këtë çështje nuk është diskutuar në Bruksel, e as që do të bisedohet.

Edita Tahiri, ministre për Dialog, i ka thënë përmes telefonit se Serbia po vazhdon të shkel marrëveshjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat