I dënuari për fshehje të pasurisë zëvendëson Azem Sylën në Kuvend (Dokument)

Lajme

I dënuari për fshehje të pasurisë zëvendëson Azem Sylën në Kuvend (Dokument)

Më: 28 prill 2016 Në ora: 20:16

Pas dorëheqjes së Azem Sylës nga detyra e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës pas akuzave për krim të organizuar, atë do ta zëvendësoj një ish-deputet që nuk dallon shumë me të.

Ai do të jetë Shukri Buja, i cili vetëm para disa muajsh u dënua nga për fshehje të pasurisë.

Buja u dënua me 4 muaj burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë pasi prokuroria e ka akuzoi atë për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë.

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, mandati i deputeti duhet të kalojë te Shukri Buja, i cili ka garuar me numrin 80 dhe ka marrë 8,224 vota

Buja ka qenë komandant i Zonës Operative të Nerodimës gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e pas luftës ai ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat