Azem Syla jep dorëheqje nga posti i deputetit

Lajme

Azem Syla jep dorëheqje nga posti i deputetit

Më: 28 prill 2016 Në ora: 18:46

Deputeti i deritashëm i Kuvendit të Kosovës, Azem Syla, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëhqeje nga të gjitha përgjegjësitë institucionale.

Pa treguar vendin se ku ndodhet, ai nëpërmjet një deklarate dërguar mediave, ka bërë të ditur se kjo dorëheqje është e parevokueshme.

Më poshtë deklaratën e plotë të deputetit Azem Syla, i cili sipas organeve të hetuesisë, dyshohet se është i përfshirë në vepra të ndryshme penale, që kanë të bëjnë me tjetërsim të pronës publike.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Nga sot ofroj dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë instutucionale, nga të qenurit deputet i Kuvendit të Republikës së Kosvës.

Hetimi i filluar ndaj meje është i padrejtë, por unë dëshiroj t[i jap hapësirë dhe mundesi drejtesisë të punojë pa ndikime.
Me respekt
Azem Syla

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat