Çitaku i reagon Nikoliqit për deklaratat në Indonezi

Lajme

Çitaku i reagon Nikoliqit për deklaratat në Indonezi

Më: 28 prill 2016 Në ora: 18:11

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas asaj që ka bërë presidenti serb, Tomisllav Nikoliq në Indonezi, duke i falënderuar për mosnjohjen e Kosovës.

“Urrejtje, e turpshme, e pandershme, e pasaktë dhe komente nxitëse nga ana e presidentit serb në Daka”, ka shkruar në Facebook ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ambasadorja Çitaku ka cituar Nikoliqin, i cili ka thënë se njohja e sovranitetit të Kosovës, mund ta çojë ISIS-in që ta vetëshpallur veten si një shtet, i cili do të përbëjë një problem botëror, duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që zyrtarët serb e krahasojnë Kosovën me ISIS-in.

“Vetëm mund ta imagjinoj zemërimin që do të shkaktohej nëse liderët kosovarë do të deklaronin diçka që nuk është vetëm e pasaktë dhe nxitëse, por edhe shkelje e drejtpërdrejtë e frymës së dialogut në rajon. A është duke i kushtuar dikush vëmendje se çka po thotë ky vend kandidat për BE”, ka shkruar Çitaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat