Ekskluzive: Gjatë javës së ardhshme data e saktë e liberalizimit të vizave

Lajme

Ekskluzive: Gjatë javës së ardhshme data e saktë e liberalizimit të vizave

Më: 28 prill 2016 Në ora: 17:39

Sipas burimeve të gazetës Bota sot, data për liberalizimin vizave do të dihet gjatë javës që vjen. Kjo i është premtuar kryeministrit Mustafa nga kryetari i PPE, Joseph Daul gjatë një takimi që kanë pasur kokë me kokë ditën ë martë në Bruksel. Kreu i PPE ka takuar njëherë gjithë ekipin e kryeministrit, ku më pas ka vazhduar takimi kokë me kokë mes Mustafës dhe Daul.

Kreyministri Isa Mustafa gjatë qëndrimi të Brukësl ka pasur takime të shumta me zyrtarë të Bashkimit Evropian, ku ka kërkuar që Kosovës t’i bëhet liberalizimi i vizave.

Ai mbrëmë është takuar edhe me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ku më pas kryeministri ka deklaruar se rruga evropiane e Kosovës është rrugë e vlerave të përbashkëta evropiane, këto vlera respektohen nga institucionet më të larta të BE-së. Evropa është shtëpia e qytetarëve tanë.

Po ashtu Kryeministri Isa Mustafa është takuar në Bruksel edhe me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat