Liberalizimi i vizave

Lajme

Liberalizimi i vizave

Nga: Editoriali Më: 28 prill 2016 Në ora: 17:13

Kryeministri Mustafa nga Brukseli tha se çështja e liberalizimit të vizave është çështje javësh. Kryeministri Mustafa mund të ketë pasur informacione më të sakta për këtë çështje dhe mbetet të shpresohet se më në fund do të ndodhë edhe liberalizimi i vizave, dhe qytetarët e Kosovës do ta ndiejnë veten më të dinjitetshëm dhe më të barabartë me qytetarët tjerë të rajonit dhe të Evropës.

Është kështu për faktin se kjo çështje është bërë më shumë se politike, më shumë se dimplomatike, sepse është bërë çështje e dinjitetit dhe e ndjesisë së të qenit të pabarabartë me qytetarët tjerë të Evropës. Mirëpo, deri këtu Kosova ka kaluar sfida të mëdha dhe të rënda, është ballafaquar me situata të ndjeshme dhe me kushte dhe me raporte nga më negativet. Në këtë drejtim, edhe në raport me mediat, ka pasur vlerësime tepër negative dhe që kanë qortuar ato në proceset demokratike që po kalon vendi.

Edhe raportet e fundit në këtë drejtim janë shumë negative në nivel rajonal dhe botëror, dhe që është tepër shqetësues. Në aspektin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, të sundimit të ligjit dhe të funksionimin demokratik të institucioneve, Kosova ka kaluar sfidat më të rënda, sepse duhej të ballafaqohej me të shkuarën e afërt, por edhe më të sotmen shumë problematike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat