Shqiptari krijoi "Pëllumba kamikazë": Arrestohet në Zvicër (Video)

Lajme

Shqiptari krijoi "Pëllumba kamikazë": Arrestohet në Zvicër (Video)

Më: 28 prill 2016 Në ora: 16:29

Një shqiptar akuzohet se ka lyer pëllumbat me helm, për ti vrarë më pas skifterët dhe grabitqarët tjerë, në disa raste të mbrojtura me ligj. Rasti paraqitet i rëndë, pasi helmi i pëllumbave është paraqitur i dëmshëm edhe për fëmijët që mund të preknin pëllumbat.

Një krim i padëgjuar më parë ka ndodhur me një shqiptar. Ai ka blerë helm në Serbi dhe i ka lyer pëllumbat me këtë substancë në Zvicër. Kur skifterët i kanë rrëmbyer pëllumbat dhe kanë €tentuar t’i hanë, kanë ngordhur menjëherë. Në aktakuzë, siç shkruajnë gazetat zvicerane, shpjegohet hollësisht se si ka vepruar shqiptari me shtetësi zvicerane dhe i lindur në një qytet në Maqedoni. Ky dashamirës i pëllumbave kishte blerë në Serbi helmin «Carbofuran», i cili është i ndaluar në Zvicër dhe në BE. Bëhet fjalë për helm nervor. Në gusht të vitit të kaluar ai zgjodhi njërin prej gati 200 pëllumbave të tij dhe e leu me helm në pjesën e zverkut. Pastaj e la të lirë të fluturojë. Qëllimi i tij ishte që pëllumbi të përfundonte në kthetrat e një skifteri shtegtar. Kësaj radhe pëllumbin e zuri një krahathadër, po ashtu shpend i mbrojtur në Zvicër.

Përkundër që një kohë të gjatë ai ishte i pakapfshëm për policinë, tashmë, për herë të parë është arrestuar 42-vjeçari me prejardhje nga trojet shqiptare të Maqedonisë, i cili në muajin gusht të vitit të kaluar, me një „pëllumb kamikaz“ kishte vrarë një skifter. Tre ditë më vonë, ai arrestohet dhe mbahet për 42 ditë në paraburgim. Ai do të duhet të përgjigjet para Gjykatës së rrethit në Dielsdorf, ndërsa ende nuk dihet termini i saktë.

Shqiptari ka pranuar akuzën dhe mund të dënohet me 11 muaj heqje lirie dhe gjobë prej 4000 frangash./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat