Gashi: Banorët e Obiliqit jetojnë mbi pasuri, por janë të sëmurë

Lajme

Gashi: Banorët e Obiliqit jetojnë mbi pasuri, por janë të sëmurë

Më: 28 prill 2016 Në ora: 16:20

Ndotja e ajrit në Obiliq nga KEK-u është bërë problem i madh jo vetëm për qytetarët e Obiliqit, por edhe për komunat që janë në fqinjësi me këtë qytet.

Për kryetarin e komunës Xhafer Gashi fajtor kryesor për këtë ndotje që po i shkaktohet Obiliqit është KEK-u por edhe deponia e mbeturinave në Mirash.

Ai së bashku me kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe njëherit kryetar i komunës së Shtimes Naim Ismajlin, kryetarin e Fushë Kosovës Burim Berishën dhe nënkryetarin e Podujevës Nexhmi Rudarin kanë vizituar këtë deponi.

Në këtë vizitë pati diskutime dhe replika në mes të kryetarit të Obiliqit dhe drejtorit të Divizionit të thëngjillit në KEK, Adil Januzi.

Gashi ka treguar për shqetësimin e qytetarëve dhe problemet, me të cilat po përballen banorët e Obiliqit nga KEK-ut dhe se kjo e fundit nuk po bën asgjë për qytetarët veçse po krijon probleme shëndetësore. Problem tjetër për banorët e Obiliqit, sipas Gashit është se ka familje që janë 40 metra larg shiritit transportues të thëngjillit, e të cilat në vazhdimësi janë të atakuar me zhurmën.

Gashi: Për fat të mirë që sot nuk ka frymë

“Është fat i mirë që sot nuk po fryn fryma, se në rast se kur frynë fryma kjo deponia që është e deponuar, dhe ky thëngjilli që është i deponuar këtu shndërrohet në pluhur që e përfshinë varësisht nga frynë fryma. Pastaj zhurmat që lirohen nga makineria dhe është keq me thënë por ju e menaxhoni me 145mijë ...dhe nuk e parashiheni projekt të përbashkët me komunitet dhe aq më keq ju si menaxhment nuk i përgjigjeni rregullores së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e cila obligon KEK-un që të ketë takime të përbashkëta me komunitetin për shkak të projekteve që janë të domosdoshme me komunitetin”, tha Gashi.

Sipas tij banorët e Obiliqit janë të zhgënjyer, sepse jetojnë mbi pasuri dhe vuajnë nga sëmundjet e ndryshme. Por, Gashi është shprehur se kjo nu k do të ndodh më, sepse ai do të kërkojë nga institucionet e vendit që të bëhet një zgjidhje.

Gashi: Ka humbur durimi i qytetarëve, ata po përballen me sëmundje

“Ne e dimë që të gjithë ata që jetojnë në pasuri janë të lumtur, në këtë rast qytetarët e Obiliqit janë të zhgënjyer, jetojnë mbi pasuri dhe vuajnë me sëmundje këtë nuk e them vetëm unë por edhe raporti i Organizatë Botërore të Shëndetësisë..dhe kjo duhet të jetë shqetësues për juve, kurse në anën tjetër ju e justifikoni rregullimin e një rruge me zhavorr. Kjo më nuk do të ndodh sepse ka humbur edhe durimi i qytetarëve, ne këtë çështje e kemi ngritur edhe në institucionet e nivelit qendrorë do të kërkojmë ndihëm edhe nga kryeministri edhe nga kryeparlamentari, dhe nga komisioni dhe nga bordi i KEKU-t sepse KEKU duhet ta ketë parasysh komunitetin sepse këta janë të pafajshëm, që kanë qëlluar në këto prona”, ka thënë Gashi gjatë debatit me drejtorin e Divizionit të Thëngjillit në KEK Adil Januzi.

Por Januzi tha se KEK-u ka mbjellë 120 mijë drunj dhe se për dhjetë vitet e fundit KEK-u ka bërë ndryshime të formës radikale në të mirën e qytetarëve, ku ka theksuar se nuk dëshiron të lëshohet në projekte.

Januzi: KEKU ka bërë ndryshime radikale në të mirë të qytetarëve

“KEK-u ka bërë një ndryshim të formës në mënyrë radikale, për të mirë të qytetarëve dhe për të mirë të KEKU-t vet...kryetar nuk kisha pas qef tash unë e ti me u lëshu në projekte atë e mora veç për kureshtje”, tha Januzi.

Replikat mes Gashit dhe Januzit kanë vazhduar deri në momentin kur ky i fundit i ka thënë atij që këtë dialog nuk dëshiron ta kthejë në formë të odave.

Tek çështja e projekteve mes Gashit dhe Januzit vazhduan replikat, ku ky i fundit është shprehur se nuk dëshiron që muhabeti ta kthejë në formë të odave.

Por sipas Xhafer Gashit, i gjithë problemi është tek menaxhmenti, sipas të cilit ata jetojnë në qytete tjera dhe KEK-u e ka ndërprerë bashkëpunimin me qytetarët.

Gashi: Problemi është te menaxhmenti

“A din ku është problemi, problemi është te menaxhmenti se Arbeni vjen prej Deçanit dhe kthehet në Deçan, ti vjen nga Podujeva dhe kthehesh në Podujevë...Obiliqi ka mjaft inxhinierë, sa të thuash njerëz që kishin dit ta menaxhojnë dhe me digju hallin e qytetarëve, po ju karshi qytetarëve e keni ndërprerë komplet bashkëpunimin. Është për keqardhje ne e furnizojmë krejt Kosovën”, tha Gashi.

Në këtë bashkëbisedim mes Gashit dhe Janzuit kanë ndërhyrë edhe kryetarët e komunave që ishin prezent, të cilët thanë se do të kenë edhe takim me menaxhmentin e KEK-ut, që këto probleme të banorëve të të gjitha komunave që përfshihen nga ndotja të bëjnë zgjidhje.

Në lidhje me këtë propozim është shprehur i gatshëm edhe Adil Januzi. Por ky nuk la pa e thumbuar me fjalë kryetarin Gashi.

Januzi: Kryetar koke çu në krah të majtë

“Kryetar koke çu në krah të majtë, nuk di çka ki, unë e ti nuk jena kon qashtu”, i ka thënë Januzi.

Problemi i ndotjes mjedisore që shkaktohet nga KEK-u ishte aktual edhe disa javë më herët kur një erë e fuqishme përfshiu vendin, duke shkaktuar një pluhur të madh mbi Obiliq si pasojë e mos spërkatjes së deponive të hirit dhe separacioneve të thëngjillit në termocentralet Kosova A dhe B nga ana e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat