Edhe një dorëheqje nga Nisma

Lajme

Edhe një dorëheqje nga Nisma

Më: 28 prill 2016 Në ora: 16:09

Dorëheqjet në degën e Nismës për Kosovën në Drenas nuk kanë të ndalur.

Pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj degë Izet Ibrahimit dhe anëtarëve të Këshillit Iniciues të kësaj partie, para pak çastesh ka dhënë dorëheqje edhe nënkryetari Nismës, dega në Drenas, Shemsi Elezi.

Ai në një prononcim për Ora ka thënë se ka dhënë dorëheqje pasi është i pakënaqur me koalicionin e arritur ditë me parë mes Nismës dhe AAK-së.

“Ka qenë vendim i nxituar dhe për këtë nuk është pyetur askush”, ka thënë Elezi.

Me vendimin për hyrje në koalicion parazgjedhor me AAK-në, nuk është pajtuar as kryetari i degës së Nismës në Viti, Xhevati Bislimi i cili ditë me parë ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat