Dick Marty: Nuk do të japë asnjë emër të dëshmitarëve, disa prej tyre tashmë janë vrarë

Lajme

Dick Marty: Nuk do të japë asnjë emër të dëshmitarëve, disa prej tyre tashmë janë vrarë

Më: 23 prill 2016 Në ora: 13:48

Senatori dhe hetuesi i njohur zvicerane me renome ndërkombëtare ka shprehur shqetësimet për dëshmitarët e pa mbrojtur në Kosovë.

Sipas z.Marty “Me themelimin e Tribunalit për krime në Kosovë, padyshim Kosovës do t’i hapë perspektiva të reja te integrimeve. Kjo gjykatë e cila në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj, nuk mendoj se do te jetë kundër Kosovës apo UÇK-së, por abuzuesve te saj gjate dhe pas luftës në rajon. Besoj se këtë e dinë mirëfilli edhe një pjese e politikanëve kosovar, sidomos ata me duart e papastra. ”

Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty ka deklaruar lidhur me akuzat për krime, vrasjet e pasluftës dhe për trafik organesh “nuk do të japë asnjë informacion të rëndësishëm, si identiteti i dëshmitarëve apo deklaratat e tyre, nëse më parë nuk ka “garanci absolute” se ato do të ruhen. problemin me te madh me Kosovën e kemi me çështje e dëshmitarëve te cilët nuk kanë siguri absolute. Posedojmë informacione se deri tash janë vrare disa sish për te humbur gjurmët e krimit. Policia e Kosovës nëse nuk është në gjendje t’i mbroje dëshmitarët për krime, t’i strehojnë jashtë vendit. Ndryshe dëshmitarët duhet te vihen ne përkujdesen e EULEX-it dhe policisë ndërkombëtare. ”

Në një intervistë për Rrjetin Hulumtues Ballkanik, Marty ka denoncuar “paaftësinë” e UNMIK dhe EULEX për të mbrojtur dëshmitarët dhe për të penguar rrjedhjen e informacioneve.

Sipas mediave ndërkombëtare duke ju referuar në raportit të senatorit të Këshillit të Evropës, Dick Marty në vitin 2011 thuhet se “krerë të lartë të ish-UÇK-së, të cilët tash udhëheqin politikën e Kosovës, shumë shpejt mund të përfundojnë si të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare. Ata dhe disa të tjerë po hetohen për trafikim organesh, krime të tjera kundër njerëzimit, kunder shiptarve, kundershtarve politik, trafikim droge, nafte dhe armësh..”

“Une e kam kryer me Kosovën, nuk merrem më me trafikun organeve. Kam dorëzuar raportin tim aty ku duhet dhe tash fjalën e kane te tjerët. As unë e as raporti im nuk jemi kundër UÇK-së por kundër abuzuesve te luftës dhe mos harroni se hetimet dhe akuzat janë një përmbledhje jo vetëm nga raporti im, por edhe nga Carla del Ponte dhe raportuesi amerikan, mikut të shqiptarëve Prokurori John Clint Williamson i cili për këto hetuesi ka vizituar disa here jo vetëm Kosovën por edhe Shqipërinë..”, ka thënë në fund për “Presheva Jonë” zvicerani Dick Marty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat