Ish-ambasadori britanik: Nuk shoh arsye që Shqipëria dhe Kosova të mos bashkohen

Lajme

Ish-ambasadori britanik: Nuk shoh arsye që Shqipëria dhe Kosova të mos bashkohen

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 23:47

Ish-ambasadori britanik në Serbi Ivor Roberts shprehet se nuk sheh arsye që Shqipëria dhe Kosova të mos bashkohen.

“Nuk shoh arsye, që pas një kohe, pse të mos bashkohen Kosova dhe Shqipëria në një shtet të vetëm, nëse këtë e duan", ka thanë ish-ambasadori britanik për B92.

Sipas tij, kufijtë në Ballkan mund të korrigjohen për paqe të përhershme.

“Kemi pasur gjithnjë këtë reagim. Për shembull, pasi NATO bombardojë Jugosllavinë. Pas kësaj Mali i Zi u nda nga Serbia, dhe më vonë dhe Kosova. Gjithashtu një vend që nuk ka zgjidhur çështjen e kufirit nuk mund t’i bashkohet BE-së. Në këtë pikë Britania e Madhe duhet të dalë nga BE pasi ka mosmarrëveshje me tre vende”, shprehet Roberts.

Ai thekson se nuk duhet të shqetësohen edhe ata që kanë frikë nga shtetet mono-etnike.

“Ata që thonë, se qëllimi i vizatimit të ri të kufijve nuk do të duhej të ishte themelimi i shteteve mono-etnike, ju them se e gjithë esenca e kësaj është se brenda atyre kufijve njeriu ndjehet i sigurtë. Aty ku kufijtë krijojnë ndjenjën e pasigurisë, jo stabilitetit dhe dhunës, aty kufijtë nuk kanë ndonjë funksion të dobishëm”, thotë ish-ambasadori.

Për Roberts veriu i Kosovës duhet ti kthehet Serbisë, kurse Lugina e Preshevës ti kthehet Kosovës.

“Kufijtë në radhë të parë duhet ti kontribuojnë sigurisë dhe stabilitetit. Kjo do të zgjasë deri atëherë kur ato do të bëhen krejtësisht të parëndësishëm”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat