Me copa druri mbulohet balta në Gërmi

Lajme

Me copa druri mbulohet balta në Gërmi

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 21:06

Në parkun regjional të Gërmisë, me një donacion të Bashkimit Evropian, janë ndërtuar disa shtigje për ecje, janë mbjellë pemë, është vendosur ndriçim dhe janë ndërtuar tualete publike.

Por jo gjithçka është përfunduar deri më tani nga komuna e Prishtinës. Tualetet e ndërtuara nuk mirëmbahen fare. Qytetarët ankohen se nuk kanë mundësi të kryejnë nevojat në to dhe detyrohen të shkojnë në restorantet që gjenden në Gërmi.

Parku i Gërmisë ka pas pak investime nga ana e institucioneve të Kosovës. Janë qytetarët që kanë investuar në sigurimin dhe ndërtimin e krojeve të ujit.

E së fundmi janë parë edhe disa copa druri që janë vendosur në një pjesë ku mungon shtegu për këmbësor, të cilat nuk dihet kush i ka sjellë aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat