Nisin punimet për pamjen e re të "New Born"

Lajme

Nisin punimet për pamjen e re të "New Born"

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 19:18

Monumenti që tregon lindjen e shtetit të Kosovës, “New Born” po vazhdon traditën që të ndërrojë pamjen çdo vit. Tash qe Dita e Pavarësisë është afër, edhe obeliskut i ka ardhë koha t’i ndërrojë ngjyrat. Punimet për ngjyrosjen e tij kanë filluar sot.

Tani, New Born ka mbet i bardhë, meqë punimet për ndryshimin e tij ende nuk kanë mbaruar. Veçse, ngjyrat që i ka mbajt për një vit i janë hequr dhe pritet të marrë pamjen e re.

Ende nuk dihet se cfare pamje do të ketë obelisku, por autori i tij, Fisnik Ismajli pati thënë që këtë vit ai do të mbajë ngjyrat e aktualitetit të Kosovës.

Më 17 Shkurt Kosova shënon tetë vjetorin e Pavarësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat