"Hashim spiuni francez, pse e ndave Mitrovicen?" (Foto)

Lajme

"Hashim spiuni francez, pse e ndave Mitrovicen?" (Foto)

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 18:20

“Hashim pse e ndave Mitrovicën”, “Hashim tradhtari”, “Hashim spiuni francez”. Këto janë grafitet e reja të vendosura në qytetin e ndarë të Mitrovicës. I janë dedikuar kandidatit për President të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili aktualisht mbanë pozitën e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme.

Autorët e këtyre grafiteve vazhdojnë të mbeten anonim derisa shkrime të tilla nëpër mure fillimisht kishin nisur të shkruheshin në Prishtinë e pastaj edhe në qytete tjera.

Udhëheqësin e PDK-së, nëpërmes këtyre grafiteve e kanë pyetur se pse e ndave Mitrovicën.

“Hashim… pse e ndave Mitrovicën”, “Hashim, spuni francez”, Hashim tradhtari”, shkruhet me të gjelbërt, në qytetin e Mitrovicës.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat