Flamur Musaj godet Ramush Haradinajn: Populli nuk harron se si hyre më 50 ushtarë kriminelë në familjen Musaj

Lajme

Flamur Musaj godet Ramush Haradinajn: Populli nuk harron se si hyre më 50 ushtarë kriminelë në familjen Musaj

Nga: V.R Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 17:16

I biri i Sadik Musajt (aktivist i LDK-së), Flamur Musaj, kërkon drejtësi për vrasjen e babait dhe të afërmve të familjes së tij.

Në rrjetin social Facebook, Flamuri, kërkoi që të vihet drejtësi për konfliktin që kohë më parë, kanë patur familja e tij me Ramush Haradinajn.

Ky është postimi i Flamur Musajt, në rrjetin social Facebook.

Populli besuan në drejtësin nderkombetare por edhe ajo na zhgenjev, Gjykata e Hages na vertetoj që deshtoj në venjen e drejtësis, po ashu EULEXI apo misioni europian erdhi në Kosove vetem sa për sy e faqe, i denuan disa njerz apo komandant të pa fuqishem dhe deshtoj ta denoj apo ti arrestoj koken e krimit e sidomos atë të Dukagjinit që njifet si vendi më i përgjakshem i pas luftes apo Teksasi i Kosoves.
Edhe Gjykata speciale do të vije shumë shpejt, por populli ka shumë pak shpres në të.
Populli deshiron ti dënoj ata që vranë Ismet Musen, Sinan Musen, Bashkim Balajn, Rexh Osaj, Idriz Pejen, Tahir Zemen, Smajl Hajdarin, Sebahate Tolen , Isuf Haklajn e shumë të tjere që u vranë nga dora shqipfolse
Por populli as se si nuk duhet ta votoj ata që sulmojn familjet Shqiptare.
Kandidati që po pretendon për Kryeminister Ramush Haradinaj duhet ta dije që populli nuk harron se si hyre më 50 ushtarë kriminela në familjen Musaj, e si u largove nga kjo familje më bishte të ulur, por as nuk harrojne se si pas plageve të marrura të Familja Musaj kerkove ndihmen nga Kfori e më pase u transferove në një nga spitalet Gjermane për tu sheruar sa më shpejt
Të gjith e dimë së AAK u ngrite duke i vrarë njerzit e LDK-s, u ngrit më vrasje të shqiptarve dhe një parti e tillë nuk guxon të hyje në parlament.
Milloshovici dhe Ramush Haradinaj kan një të përbashket se të dy kan vra shqiptare, ai gjatë luftes e ky gjatë dhe pasë luftes.
Ju që e përkrahni AAK ju po e përkraheni Miloshovicin e Kosoves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat