Kriza e inskenuar si pasojë e Gjykatës Speciale

Lajme

Kriza e inskenuar si pasojë e Gjykatës Speciale

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 17:15

Një krizë e sajuar politike, kështu e ka quajtur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjendjen e Krijuar në Kosovë. Sipas tij, nga pamundësia për ta treguar veten tek kutitë e votimit, opozita po provon ta përdorë dhunën si mjet për t`i arritur qëllimet e saj. “Më duhet të them se kjo është një krizë e sajuar.

Nuk mendoj se është krizë e vërtetë. Problemi është se opozita që ka dështuar t’i përmbushë synimet e saj në kutitë e votimit para më pak se dy vitesh, po provon tani ta përdorë dhunën për t’i përmbushur qëllimet e saj.

Rrugëdalja më e mirë nga kriza politike është që opozita ta lejojë parlamentin, deputetët e zgjedhur nga qytetarët e Kosovës ta bëjnë punën e tyre, të mblidhen në parlament dhe të përqendrohen në çështjet e rëndësishme me të cilat përballen qytetarët e Kosovës”, ka thënë Ambasadori Delawie gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

Në anën tjetër, pavarësisht kësaj, pozita dhe opozita në Kosovë po vazhdojnë të zhvillojnë një luftë të ashpër politike, duke mos dashur të lëvizin nga qëndrimet e tyre.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat