Fillojnë punimet, ja si duket sot Newborn (Foto)

Lajme

Fillojnë punimet, ja si duket sot Newborn (Foto)

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 14:59

Obelisku Newborn, do të ndryshojë pamjen edhe këtë vit.

Tashmë është bërë traditë që në përvjetorët e pavarësisë, ky simbol I shpalljes së pavarësisë të ndryshoj ngjyrat.

Krijuesi i këtij obelisku, deputeti Fisnik Ismaili ka thënë se këtë vit “Newborn do të ketë ngjyrat e aktualitetit të Kosovës”.

Sot kanë filluar punimet për t’i dhënë pamjen e re për tetë vjetorin e pavarësisë.

Në fotografi shihet se si ngjyra e mëparshme është hequr dhe tash pritet që qytetarët, si dhe vitet e kaluara të marrin pjesë në lyerjen e këtij obelisku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat