Ferrarese: Politika të gjejë zgjidhje, vendi ka nevojë për stabilitet

Lajme

Ferrarese: Politika të gjejë zgjidhje, vendi ka nevojë për stabilitet

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 14:11

Për një familje që nuk ka të paguaj as faturat e rrymës, dhe ka tre fëmijë të pa punë, nuk është prioritet politika. Kjo edhe është arsyeja që klasa politike në Kosovë duhet të koncentrohet në problemet ekonomike që ka vendi dhe të gjejë sa më parë zgjidhje për krizën politike. Sheshet dhe dhuna në Kuvend nuk qojnë askund, dhe as nuk japin zgjidhje. Kështu u deklarua përmes një interviste për KosovaPress, ambasadori i Italisë në Prishtinë, Andreas Ferrarese

Ferrarese tha se politikanët e vendit duhet të mësohen të marrin vendime politike dhe të gjejë rolin e vërtetë të diplomacisë normale në vend.

Në intervistë, numri një i diplomacisë italiane në Kosovë kujtoj se Kosova dhe Italia kanë shumë ngjashmëri kulturore dhe nivelet e raporteve mes shteteve janë gjithmonë në rritje.

“Kosovarët e ndjejnë afërsinë me Italinë më shumë sesa me një vend të Evropës Veriore. Dhe për këto arsye Italia është e interesuar që Kosovën ta sheh të përparuar dhe brenda Evropës”, kështu e përshkruan raportin dhe mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës, ambasadori italianë, Andreas Ferrarese.

Ai ka kohë që udhëheq diplomacinë italiane në Kosovë dhe afërsia e tij me kulturën, traditën dhe popullin këtu e ka bërë miqësor ë me të gjithë.

Në muret e zyrës në rezidencën e tij sheh çaste nga më të bukurat të jetës dhe punës së tij në Romë, dhe simbole e momente interesante nga shërbimi në Kosovë.

Ambasadori italian beson se Kosovës i duhet një zhvillim më i mirëfilltë ekonomik, dhe kjo sipas tij arrihet duke e ngritur imazhin e vendit dhe peshkuar investitorët e interesuar.

Ferrarese: Kosova duhet të punojë në imazhin e saj në botë

“Problemi është se në Evropë nuk ka informata të duhura për Kosovën, nuk vinë ato informata që duhet të jenë. Këtu u takon edhe mediave edhe institucioneve përkatëse që të merren më shumë me informimin, me një imazh të duhur të Kosovës jashtë dhe që Evropën ta informojmë jo vetëm për problemet që i ka Kosova, por edhe për anët pozitive të saj. Në një farë mënyrë kjo është një shkencë dhe duhet të punohet edhe më shumë në të. Ekzistojnë mediat që edhe sot kur flasin për Kosovën i përdorin pamjet e para 15 vjet, kështu që nuk duan që të lodhen për të kërkuar pamje të reja. Ju jeni të këtij zanati dhe dini fortë mirë, prandaj duhet të punohet në këtë drejtim që të përmirësohet imazhi i Kosovës. Prandaj unë gjithmonë i them klasës politike kosovare që në këtë drejtim duhet që shumë më shumë të përdorin instrumentet e duhura të informimit”, tha Ferrarese.

Ambasadori italian në Prishtinë tha se institucionet këtu, përfshirë klasën politike, duhet të i joshin investitorët e huaj dhe tu tregojnë se këtu nuk është siç ishte 16 vjet më parë. Jo rastësisht të gjithë njerëzit që vijnë prej Italisë në Prishtinë, edhe investitorë në qofshin ata, i thonë se Kosovën e kanë menduar krejt ndryshe, bilës e krahasojnë sigurinë këtu me atë në Romë.

Ferrarese: Më kanë thënë se këtu qenka shumë më sigurt sesa në Romë

“Atëherë janë dy mundësi dhe plane që duhet bërë në këtë aspekt. Plani i parë; të adaptohet aspekti legjislativ, që të përshtaten ligjet, ndërsa plani i dytë; të shkojmë t’i marrim tamam si peshkatarë biznesmenët që të investojnë këtu. Në aspektin legjislativ të brendshëm mund të them se shumë ligje janë bërë dhe janë bërë mirë. Ndërsa sa i përket çështjes së tërheqjes së investitorëve, çështjet janë dy. E para është informimi, pra informimi i duhur, që t’i informojnë edhe t’i tërheqim investitorët, ndërsa e dyta, është që të krijohen profesionist që dinë të shkojnë edhe t’i tërheqin këta investitorë. Jo rastësisht të gjithë njerëzit që vijnë prej Italisë këtu, edhe investitorë në qofshin ata, më thonë unë e kam menduar këtë vend krejt ndryshe. Këtu qenka shumë më sigurt sesa në Romë”, tha Ferrarese.

Di plomati italian thotë se që kur ka ardhur në Prishtinë, ka pasur udhëzime që të sillet si ambasador normal, dhe ambasadorët normal nuk ndërhyjnë dhe nuk i zëvendësojnë politikanët vendor, thotë Ferrarese, duke kujtuar se krizën politike këtu duhet ta zgjidhë vetë klasa politike, e më pas ta kthejë vëmendjen në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ferrarese: Politika të gjejë zgjidhje, vendi ka nevojë për stabilitet

“Prandaj mund të shpresojmë që klasa politike në vetvete ta gjej një zgjidhje. Që do të ishte shprehja e një maturiteti demokratik. Vendi ka nevojë për stabilitet që të koncentrohet në probleme tjera. Nuk besoj që këto problem janë prioritet për një familje që nuk arrin të paguajë për faturat e rrymës, që shembull i ka 3 fëmijë të pa punë e që sheh zgjidhje diku tjetër. Prandaj problem kryesor është zgjidhja e problemit ekonomik, andaj klasa politike duhet ta gjejë mënyrë të dal prej kësaj situate. Edhe mënyra e përdorimit të dhunës, përdorimit të shesheve, nuk qëndron si zgjidhje”, deklaroi ambasadori italian në Prishtinë.

Duke thënë se ai nuk e di ditën e saktë të seancës për zgjedhjen e presidentit, Ferrarese beson se klasa politike në Kosovë duhet të mësohet të marrë vendime politike dhe të gjejë rolin e vërtetë të diplomacisë normale në vend. Ndërsa nuk preferon të lëshohet në deklarata rreth preferencave apo përkrahjes së mundshme për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Ferrarese: Klasa politike të marrë rolin që i takon

“Nuk do t’ua them qëndrimin tim prej diplomati (qesh), e them me shaka, por e vërtetë është se në fillim në Kosovë ka pasur një mbështetje shumë më të madhe të klasës politike vendore tek ambasadorët, ndërsa tash qëllim i ambasadorëve ë shtë që gradualisht të tërhiqen dhe vendimet t’i merr klasa politike vendore. Dhe është e rëndësishme qe edhe klasa politike të mësohet me atë se cili është roli i vërtet i diplomacisë normale në një vend. Ne si diplomatë, natyrisht nuk na takon që të dalim me qëndrime për kandidatët. Sa i përket kandidatit Thaçi, unë kam pasur raporte normale me të kur ka qenë kryeministër, pastaj si zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme ka vizituar homologun e tij në qeverinë tonë në Romë, pastaj ka ardhur edhe homologu i tij këtu. Kështu që kemi raporte korrekte normale”, tha Ferrarese.

Ambasadori italian në intervistë për KosovaPress tregon se diktimi i agjendës politike nga aktet e dhunës, është problem serioz. Ai tha se dhuna e shfaqur në Kuvend nuk qon në zgjidhje.

Ferrarese: Dhuna sjell probleme serioze

“Në planin e përgjithshëm që agjenda politike të diktohet nga aktet e dhunshme, atëherë është problem serioz. Sepse pastaj kushdo që të shkonte në opozitë do t’i përdorte të njëjtat mjete dhe nuk do të dilej asnjëherë nga kjo situatë. Ka një vlerësim të madh për të gjithë aktorët politikë të cilët i takojë. Unë kam shumë besim që brenda parlamentit do ta gjejë zgjidhjen”.

Ndër të tjera, në intervistën e dhënë, ambasadori i Italisë në Prishtinë, Andreas Ferrareze ka folur edhe për terrorizmin si fenomen. I pyetur se a do të mund të bëhej më shumë në sigurinë e vendit dhe qytetarëve ndaj ndikimeve të grupeve që thirren si pjesëtarë të ISIS-it në Kosovë, ambasadori italian tha se politika dhe organet e sigurisë këtu janë të vetëdijshëm për situata, por vendit i duhet një përforcim më i madh i gjyqësorit.

Ferrare se: Të forcohet gjyqësori në luftën ndaj ISIS

“Autoritetet kosovare kanë një perceptim të qartë se sa është i rëndë ky fenomen. E di që personalitet politike thirren në telefon nga familjarët e këtyre personave. Ka edhe familjarë të disa vajzave që po shkojnë të luftojnë në Siri dhe kërkojnë ndihmën e tyre që familjarët e tyre të kthehen. Ligjet janë bërë, tashmë ka ligje të përshtatshme. Rezulton se Policia është aktive sepse ka bërë shumë arrestime. Megjithëse se sektori që duhej të përforcohej më shumë është gjyqësori, që nuk i ka as mjetet për momentin. Do të thotë që pas arrestimit të kalojë deri të dënimi. Megjithatë nuk është çështje që mund të zgjidhet vetëm me represion edhe me masa të gjyqësorit, janë dy komponentët tjera shumë të rëndësishme, ai kulturor dhe ai ekonomik”, tha Ferrarese.

Sipas ambasadorit italianë në Prishtin ë, Kosova, politika dhe Evropa duhet të përcjellin mesazhin e qartë tek të rinjtë e vendit që në jetën e tyre ka çështje më të rëndësishme se sa ISIS.

Ferrarese: Një e ardhme e fortë ekonomike zbut ekstremizmin

“Çështja është që Kosova, politika edhe Evropa në përgjithësi duhet t’ju përçojnë mesazhe të rinjve të Kosovës së ka çështje shumë më të rëndësishme, më të mira sesa ISISI. Është shumë shqetësuese kur një i ri zgjedh të shkojë të luftojë në Siri, në vend që të punojë për të ardhmen e këtij vendi. Prandaj edhe duhet t’i epen motivime të forta, që duhet të kërkojnë traditat tuaja edhe në Evropë. Dhe e dyta është që nuk jetohet vetëm me ide dhe kultura, në një farë mënyrë duhet me mbush edhe barkun. Prandaj duhet të jepet edhe një aspekt ekonomik, një e ardhme ekonomike këtyre njerëzve në një mënyrë që e zbut ekstremizm in. Vetëm me idenë dhe mundësinë e realizimit profesional të këtyre personave mund të kundërshtohet terrorizmi”, tha ambasadori italianë në Prishtinë, Andreas Ferrareze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat