Kerry takon qytetarin nga Kosova: Popullit tënd jepi këtë mesazh

Lajme

Kerry takon qytetarin nga Kosova: Popullit tënd jepi këtë mesazh

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 13:58

Pasi përfundoi bashkëbisedimin me shoqërinë civile tek Muzeu Kombëtar, Sekretari John Kerry shkoi të takonte pak metra më tutje edhe një qytetar nga Kosova, i cili ka ardhur në Tiranë për vizitën e zyrtarit amerikan.

Kerry i dha qytetarit nga Kosova edhe një porosi për vendin e tij:

“Meqë je nga Kosova, dua të jap një mesazh për popullin tënd. Vazhdoni kështu se jeni në rrugën e duhur”, i ka thënë Sekretari John Kerry.

Edhe kësaj radhe Kerry theu protokollin duke iu afruar turmës ku ishin mbledhur qytetarët shqiptarët. E megjithatë, asnjë incident nuk është shënuar gjatë ditës së sotme.

Pasi i dha mesazhin qytetarit nga Kosovë, diplomati amerikan u drejtua për në aeroportin ‘Nënë Tereza’ për të përmbyllur vizitën e tij zyrtare në vendin tonë.

Gjatë qëndrimit 4 orë në Tiranë, John Kerry u takua me Presidentin Nishani, ministrin e Jashtëm Bushati, Kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha e me 4 deputetët që e shoqëronin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat