A do ta takojë Hashim Thaçi John Kerryn në Tiranë?

Lajme

A do ta takojë Hashim Thaçi John Kerryn në Tiranë?

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 13:50

Mediat dje kanë raportuar që sipas gjase Kerry do të takohet edhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës dhe kandidatin e PDK-së Hashim Thaçin. Tash për tash nga agjenda e bërë e ditur nga DASH ende s’janë dhënë shenja për takimin e mundshëm mes Thaçit e Kerry.

Përndryshe Sekretari Amerikan, Jon Kerry, s’e ka përmendur fare Kosovën në konferencën për shtyp të mbajtur në Tiranë, me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kerry ka folur për reformat e Shqipërisë, për luftën kundër ISIS’it dhe raportet mes dy vendeve.

Sidoqoftë, në fjalimin e përbashkët, Kosovën e ka përmendur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat