Ja dy mesazhet e Kerrit në “Twitter” gjatë vizitës në Tiranë

Lajme

Ja dy mesazhet e Kerrit në “Twitter” gjatë vizitës në Tiranë

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 12:36

Menjëherë pasi shkeli në tokën shqiptare, Sekretari amerikan i Shtetit shkroi në “Twitter” përshtypjen e parë nga takimi me presidentin Nishani.

“Shumë i kënaqur që sot vizitoj Shqipërinë dhe mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga presidenti Nishani”, shkruan kryediplomati amerikan.

Takimi i tij me presidentin Nishani zgjati për rreth 4 minuta, dhe mes tyre pati një bisedë në shkallët e avionit, diçka e pazakontë në takime të ngjashme.

Pas takimit me Ramën dhe Bushatin, Kerri shkruan: “Pata një bisedë të gjerë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, ku u diskutua për çështjet e sigurisë dhe Daesh, ekonominë dhe progresin në BE”.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat